Leonardo Bonuçi, si kapiten i skuadrës në pritje të rikthimit të Xhorxho Kielinit, ishte i pari që u prezantua në mikrofonat e gazetarëve të pranishëm në “Allianz Stadium”, për të treguar emocionet e forta të këtij
“Këtë vit nisëm një udhëtim të ri me një filozofi të re dhe e pranoj se nuk ishte e lehtë të kuptonim skemat e Sarrit. Gjithsesi, ne vazhduam që të jepnim gjithçka edhe gjatë këtij viti të komplikuar për gjithçka përjetoi bota, sepse realisht ishte e vështirë të rifilloje pas 3 muajsh karantinë. Nuk kam fjalë, dhamë gjithçka për klubin dhe tifozët dhe sidomos për ata që bënë tifozllëk për ne nga qielli. Nuk dua që të mendoj sot për gjërat e këqija, por realisht ishte e shëmtuar që të nisnim pa publikun në stadium.
Prandaj, nëse ne arritëm që të shtyjmë pas një pauze të gjatë, merita është e gjitha e presidentit Anjeli, Nedvedit, Paratiçit dhe Sarrit, të cilët na shtynë dhe nuk na bënë asnjëherë që të harrojmë se kushdo që vesh këtë fanellë, duhet të japë gjithmonë maksimumin. Kjo është një skuadër e përbërë nga burra të vërtetë, burra të mëdhenj, të cilët dinë ta pranojnë se ky ishte vërtet titulli më i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe më i bukuri për ne”.