Diego Pablo Simeone, me festimin e tij të “shëmtuar” tërboi e nervozoi, i preku krenarinë juventinëve. Por në fund, vetë argjentinasi do të kishte qenë i lumtur që të mos e kishte bërë. Për këtë është i sigurt mbrojtësi bardhezi, pas përmbysjes së djeshme heroike.
“Unë mendoj se kjo është një natë e madhe për popullin juventin dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër. Por di të them se tri javë më parë kishte shumë të tjerë që festonin për disfatën tonë. Epo më vjen keq për ta! Më vjen keq dhe të na falin, por ne quhemi Juventus! Kjo skuadër di të përgjigjet gjithmonë në fushë. Shihni statistikat: goditëm katër herë portën, shënuam tre gola. Tani më duket se i treguam ne bo…, por këtë e bëmë në fushë, askund tjetër. Pastaj kush kërkon që të kapet te mungesat është i lumtur që ta bëjë, sepse ne kishim pafund dhe shumë të rëndësishme, por kur ke me vete një stadium të tillë si ky i yni, asgjë dhe asnjë nuk na mungon”, shprehet Bonuçi.