Medhi Benatia paralajmëron Leonardo Bonuçin se ishte i suksesshëm te Juventus falë ndihmës së Barzalit dhe Kiellinit me shokë. “E respektoj shumë Leonardon, ai është një lojtar i shkëlqyer, por ai luante mirë tek Juve edhe falë Barzlit, Kiellinit, Bufonit, Lihtshtainerit dhe të tjerë”, tha Benatia. Marokeni është ai që ka zënë vendin e Bonuçit pasi ky i fundit befasoi të gjithë duke shkuar te Milani. “Nuk mendoj se numri i golave që kemi pësuar këtë sezon ka të bëjë me largimin e Bonuçit,” shprehet Benatia për “Mediaset Premium”.
“Gjithmonë mundohemi të japim më të mirën tonë dhe Dani Alves gjithashtu është larguar, por ndryshimet janë normale. Prapëseprapë e kemi filluar mirë sezonin me tre fitore në Serie A. Nuk ishte e lehtë përball Kievos, por bëmë mirë dhe tani mund të përqendrohemi te ndeshjet që na presin në të ardhmen”, deklaroi Benatia.