Mbrojtësi i Juventus Leonardo Bonucci ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2021. Megjithëse muajt e fundit ka pasur interes nga Chelsea dhe Manchester City, 29 vjeçari përdori Twitter-in për të treguar lajmin. “Kam rinovuar deri në 2021! Zgjodha të qëndroj në vendin ku u bëra kampion, mes kampionëve të tjerë. Kam vetëm një objektiv, të vazhdoj të fitoj me Juventus!” Kontrata thuhet se do ta çojë lojtarin në një nivel me kolegët që paguhem më shumë me një rrogë që raportohet të jetë rreth 4.5 milionë euro në sezon plus bonuset. Calciomercato.com raporton se mbrojtësi gati ka trefishuar rrogën e tij në dy vitet e fundit. Bonucci është lojtari i tretë që ka rinovuar me Zonjën e Vjetër këtë javë, me rinovimet e Rugani dhe Sturaro që janë bërë të ditur tashmë.