Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë të re me ‘Zonjën e Vjetër’. Bonucci ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Leo Bonucci u ribashkua me Juventusin në vitin 2018 – me ç’rast nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Bianconerët. Megjithatë, klubi i Juventusit dhe lojtari kanë vendosur të rinovojnë kontratën edhe për një sezon, duke shkuar deri në vitin 2024.