Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, i’u është drejtuar tifozëve të skuadrës, para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Austria Vienës. ‘Kuqezinjtë’ të enjten në ‘San Siro’ presin skuadrën austriake në ndeshjen e xhiros së pestë së fazës së grupeve të Ligës së Evropës.Milan me një fitore të mundshme, do të siguronte kalimin në fazën tjetër.
“Përshëndetje. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të enjten për të siguruar kalimin në raundin tjetër të Ligës së Evropës kundër Austrisë së Vienës”, nis mesazhi i Bonuccit.
“Ne kemi nevojë për pasionin dhe mbështetjen tuaj për të mbajtur gjallë ëndrrën në Evropë, ku Milani ndihet si në shtëpinë e tij”.
Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi me shokët e tij të skuadrës ku shkruan se vetëm të bashkuar mund të ecim tutje.
“Ne jemi një skuadër” ka shkruar 30 vjeçari Bonucci.