Trajneri i Sevilla, Joaquín Caparrós njoftoi në kanalin zyrtar të klubit pas fitores ndaj Valladolid, se vuan nga “leucemia kronike”, por se do të vazhdojë të stërvisë skuadrën deri në fund të sezonit.
“Unë vuaj nga leucemia kronike, por që nuk më ndalon të praktikoj profesionin tim. E kam identifikuar në kohë dhe po bëj jetën time normale. Ndaj më duhet të falënderoj të gjithë futbollistët”, deklaroi trajneri i Sevilla.
https://twitter.com/i/status/1114934598524383233
“Unë vuaj nga leucemia kronike, por që nuk më ndalon të praktikoj profesionin tim. E kam identifikuar në kohë dhe po bëj jetën time normale. Ndaj më duhet të falënderoj të gjithë futbollistët”, deklaroi trajneri i Sevilla.
Më shumë se një vit më parë, në nëntor të vitit 2017, ishte trajneri argjentinasEduardo Berizzo ai që njoftoi se vuante nga kanceri në prostatë ndërkohë që drejtonte ekipin e Sevillas.
Askush nuk e ndali atë të vijojë punën, derisa u shkarkua disa javë pasi njoftoi sëmundjen, për rezultate të dobëta.