Athinë, 13 nëntor – Persona të panjohur sot në mëngjes kanë vendosur bombë para shtëpisë së një prokurori publik grek, ndërsa mekanizmi shpërthyes sipas të gjitha gjasave, për shkak të gabimit të kryesve, nuk ka shpërthyer, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Rreth orës katër të mëngjesit, përmes një thirrje anonime telefonike në portalin informativ “Zugla” dhe gazetën “Efiemrida ton sindakton”, një person i panjohur ka informuar për adresën e saktë ku ka qenë e vendosur bomba dhe ka thënë se për 20 minuta ajo do të shpërthejë.
Policia menjëherë ka arritur në adresën konkrete dhe e ka gjetur bombën. Mekanizmi shpërthyes ishte në një tenxhere, të vendosur në bagazhin e një motoçiklete të parkuar para shtëpisë së prokurorit.
Tani për tani asnjëra nga organizatat anarkiste-terroriste greke nuk mori prëgjegjësinë për bombën e vendosur.