Duket e pabesueshme por mediat spanjolle raportojnë se presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, ka vendosur të shesë një nga yjet e “tredhëmbëshit” BBC. Bordi në “Santiago Bernabeu” mësohet se është i pakënaqur nga produktiviteti i tre sulmuesve dhe janë të gatshëm të shesin njërin nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale ose Karim Benzema këtë verë, për të freskuar repartin ofensiv shkruan “Don Balon”. Cristiano Ronaldo nuk është në fromën e tij më të mirë në këtë sezon dhe këtë e tregojnë statistikat me golat që nuk korrespondojnë me numrin e ndeshjeve që ka zbritur në fushë si rrallë herë te “Los Blancos”. 26 gola në 34 ndeshje nuk është një shifër pozitive për portugezin që ka thyer çdo rekord të mundshëm në Madrid.
Nga ana tjetër Benzema edhe pse është beniamini i presidentit Pereze rrezikon të largohet. Ky është sezoni i tij i 8 në Bernabeu dhe ndoshta më i dobëti, francezi nuk ka qenë sa duhet produktiv për skuadrën me 15 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. E njëjta situata, ndoshta edhe më keq për uellsianin që për shkak edhe të dëmtimeve nuk ka qenë i gatshëm për një pjesë të konsiderueshme të sezonit. Bale ka grumbulluar 24 ndeshje dhe 9 gola në të gjitha kompeticionet.
Sipas zërave të fundit të merkatos “Los Blancos” kanë shfaqur interes për disa prej sulmuesve që po shkëlqejnë me klubet e tyre, duke filluar nga Dybala, Hazard, apo Griezmann që sa vjen e duket më afër Real Madrd-it nisur dhe nga deklarata e tij pak ditë më parë se një ditë do ti pëlqente të vishte fanellën e “Galaktikëve”. Mbetet të shihet se kush do të largohet nga Madirid, por gjasat janë që Benzema mund të sakrifikohet për të sjellë në Bernabeu francezin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
“Bombë” në Madrid, bordi kërkon të shesë një prej yjeve të “BBC”
Leave a comment