Një bombë dore “kashikara” ishte gjetur përpara shtëpisë së një 63-vjeçari P.J në rrugën Komuna e Parisit në Shkup . Siç njoftuan nga MPB , dje rreth orës 10 ishte denoncuar në polici që në rrugën Komuna e Parisit para ders së garazhit të shtëpisë e cila është pronësi e P.J (63) ishte gjetur një bombë dore “kashikara” ndërsa afër gardhit ishte gjetur dhe siguresa e bombës. Në vendin e ngjarjes ishte bërë ekspertizë dhe ishte njoftuar Sektori për antiterrorizëm. Punohet për zbardhjen e rastit.