Shkup, 12 korrik – Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në kanalin Jutjub u paraqitën incizime të reja në të cilat dëgjohet se si lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka pasur takime të fshehta me tetë deputetët e përjashtuar të cilët i ka bindur të mos votojnë për Ligjin e Prokurorisë Publike.
Micovski u thotë deputetëve se pushteti dëshiron në mënyrë ilegale t’i dërgojë rastet nga Prokuroria Speciale Publike në Prokurorinë Publike dhe potencon se pushteti ka për qëllim të vazhdojë me shantazhet dhe presionet ndaj kundërshtarëve.
Në një incizim, Mickoski u flet se si ai ka thënë në të gjitha komitetet komunale partiake të mos i sulmojnë deputetët e pavarur, ndërsa në një incizim tjetër dëgjohet se si u thotë se do të vjen dita kur do të zbulohet e vërteta dhe se ata dhe deputetët do të munden pas zgjedhjeve ta zbiulojnë të vërtetën e opinionit.