Bomba nga Argjentina, Perez pilotoi shortin e Champions League!

2

Programi argjentinas “Jorge Ramos y su banda”, te Espn, ka lëshuar akuza të forta dhe një bombë në drejtim të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Moderatori i emisionit shfaqi një mesazh që një person pranë numrit “1” të Realit i kishte dërguar, sipas të cilit, më 12 dhjetor (pesë ditë përpara shortit të datës 17), Florentino Perez nisi presionet te UEFA që në gogla të kapej Ajaxi (kundërshtar që, ashtu si dimë, do të përballet me kampionët e Europës në fuqi). Jorge Ramos nuk ka zbuluar burimin, por ka dhënë detaje.

Ajo që mbetet është një polemikë e re që do të bëjë të diskutohet, pas zërave të ndryshëm se Perez bëri presion që Modric të fitonte Topin e Artë, teksa Ronaldo ishte transferuar te Juventusi.

Comments are closed.