E ardhmja e David De Geas përsëri lidhet me Real Madridin. “Le10Sport” raporton për një super-ofertë që e ka përgatitur klubi nga Madridi për portierin spanjoll. “Los Blancos” do të dhurojnë 70 milionë euro për portierin e Manchester United. Dëshira e tij e madhe është që një ditë të luajë në “Santiago Bernabeu”, por mbetet të shihet nëse United do t’ia plotësojë këtë dëshirë. Trajneri Jose Mourinho, e konsideron De Gean të pashitshëm.