Mohamed Sallah mund të bëhet alternativë për Grizmann, në merkaton verore të Barcelonës. “AS” ka qenë në gjendje të mësojë se sulmuesi egjiptian i është ofruar skuadrës katalanase nga mjedisi i tij i afërt dhe në këtë kohë ka negociata të hapura. Në ditët e fundit, në fakt, ka pasur disa takime mes njerëzve të besuar të lojtarit dhe drejtuesve të klubit blaugrana për të vetmin qëllim: vlerësimin e të ardhmes së egjiptianit dhe mundësisë së marrjes së tij në “Camp Nou”. Barcelona, e cila ka folur edhe me njerëzit e Grizmann, si të njohurin Guillermo Amor, është e hapur për çdo mundësi që të përforcojë një zonë të fushës, që ende e konsideron zbuluar, pavarësisht ardhjes së Dembele, verën e kaluar. Opsioni “Salah” do të ishte alternativa më e mirë e mundshme për Grizmann. Egjiptiani është emëruar lojtari më i mirë i Premier Ligës në sezonin e fundit dhe ishte golashënuesi më i mirë, me 32 gola. Hap cilësor, gjithashtu, ka rezultuar për të sezoni fenomenal në Ligën e Kampionëve, ku ai arriti në finale dhe vetëm një lëndim në ndeshjen finale kundër Real Madridit, në Kiev, e ka privuar atë nga lufta për titullin. Përveç kësaj, ai e ka kualifikuar Egjiptin për në Kupën Botërore të Rusisë dhe do të jetë yll i “faraonëve” në këtë turne të kësaj vere, pavarësisht se është dëmtuar në shpatull. Ashtu si me të gjitha yjet e veta, Liverpuli është i gatshëm ta shesë Sallah, megjithëse do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro.