Këshilltari për siguri nacionale të SHBA-së, Xhon Bolton i ka uruar kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, pasi që Parlamenti në Athinë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës.
“SHBA-ja e mbështet këtë arritje të shkëlqyer, që do të sjellë stabilitet dhe prosperitet në Ballkan”, shkroi Bolton në Tuiter.