Uashington, 11 janar – Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Tramp, Xhon Bolton sot paralajmlroi se bisedimet e përfaqësuesve të ushtrisë amerikane dhe turke që kanë të bëjnë me kurdët në Siri do të vazhdojnë javën e ardhshme, me shpresë se do të vijnë deri në një marrëveshje të ndërsjellë të pranueshme.
Bolton, për radio emisionin, ka theksuar se edhe presidenti Tramp dhe sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo “kuptojnë se Turqia është e përkushtuar në atë që të mos i dëmtojë kurdët të ciltë ishin pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik”.
“Atë që duam ta arrijmë përmes këtyre bisedimeve të drejtpërdrejta të përfaqësuesve të të dyja ushtrive është edhe siguria shtesë dhe protokolleve dhe procedurave konkrete me të cilat e gjithë kjo do të zbatohej më lehtë në terren”, theksoi Bolton.