Uashington, 11 qershor – Takimi tretë mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit koreano-verior Kim Xhong Un në tërësi është i mundshëm dhe varet nga Pheniani, deklaroi sot këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Bolton, përcjellë KOHA.
Sipas tij, Uashingtoni është i gatshëm që ta mbajë kur të jetë gati Pheniani.
Bolton tha se samiti i tretë Tramp-Kim varet nga lideri koreanoverior, i cili “e mban çelësin”.
Dy liderët për herë të parë u takuan vitin e kaluar, përderisa samiti i dytë ishte në Hanoi në shkurt, por ishte ndërprerë për shkak të mospajtimeve rreth denuklearizimit. (koha.mk)