Singapor, 13 nëntor – SHBA-ja do t’i përforcojë sanksionet ndaj Iranit, deklaroi sot këshilltari i sigurisë kombëtare Xhon Bolton, derisa Teherani përpiqet të gjejë rrugë për shmangien e restrikcioneve amerikane për eksportin r naftës dhe për sektorin bankar.
Qëllimi është nga vetë fillimi eksporti iranian i naftës të sillet në zero. Qëllimi ynë është ta shtypim fuqishëm, theksoi Bolton.
SHBA-ja konfirmoi se sërish do të vendos sanksione këtë muaj derisa administrata e Trampit bën përpjekje ta detyrojë Iranin ta heqë programin raketor dhe bërthamor, si dhe ta ndërpres mbështetjen për forcat në Jemen, në Siri, në Liban dhe në vendet tjera të Lindjes së Afërt.
SHBA-ja nga ndalesa e blerjes së naftës iraniane pas vendosjes së sërishme të sanksioneve, përjashtim ka bërë për tetë vende importuese të naftës. Për shkak kësaj presidenti i Iranit, Hasan Rohani deklaroi se Uashington nuk është në gjendje ta sjellë eksportin iranian në zero.