Uashington, 4 mars – SHBA dhe aleatët e saj me vendosmëri do të përgjigjen nëse qeveria aktuale në Venezuelë e arreston liderin e opozitës, Huan Guaido, ka deklaruar ndihmësi i presidentit amerikan për siguri nacionale, Xhon Bollton.
“Presidenti i përkohshëm i Venezueslës Huan Guaido ka publikuar se planifikon të kthehet në vendin e tij. Çfarëdo kërcënimi apo aksioni kundër kthimit të tij të sigurt do të pritet me përgjigje të vendosur dhe kuptimplotë nga SHBA dhe Bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Bollton në Tuiter.
Guaido për sot ka paralajmëruar kthimin në Venezuelë, ndërsa i kanoset dënim me burg prej 30 vitesh për shkak të mosrespektimit të ndalesës për dalje nga vendi