John Bolton, këshilltar për siguri i presidentit amerikan Donad Trump ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt.
Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…”, ka shkruar Bolton në Twitter.
Ndërkohë, sot në orën 10:00 takohet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Pas mbledhje së kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Bolton, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është takuar me ministrin e Jashtëm slloven, me të cilin kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka bërë të ditur se është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.