Uashington, 25 maj – Xhon Bolton, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit amerikan deklaroi se “nuk ekziston dyshim” se Koreja e Veriut i ka shkelur rezolutat e KB-së me testet raketore të kryera kohë më parë dhe tha se sanksionet duhet të mbesin në fuqi.
“Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së e ndalojnë lansimin e raketave balistike”, ka thënë Bolton, në tryezën e rrumbullakët në Tokio para vizitës katër ditore shtetërore të presidentit amerikan Donald Tramp në Japoni.
Megjithatë, Bolton tha se SHBA-ja po përgatitet që të vazhdojnë bisedimet me Korenë Veriore në çdo kohë.