Atleti që mban rekordin e njeriut më të shpejtë në planet e kishte shprehur publikisht synimin e tij, ndërsa pritet t’a bëjë realitet te klubi gjerman Borussia Dortmund.
Drejtori i klubit, Joachim Watzke edhe një herë ka thënë se dera është e hapur për Bolt t’i bashkohet ekipit
.“Ne e mbajmë fjalën. Do të takohem me Bjorn Gulden (drejtor i kompanisë Puma) këtë javë. Kjo është në listën tonë”, tha Watzke, përcejllë gazetametro.net
Gjiganti i veshmbathjeve sportive është sponsor i Borussias dhe i xhamajkanit 31 vjeç, që e rikonfirmoi synimin për të kaluar periudhë testuese në një klub profesionist futbolli.
“Është një ëndërr, një kapitull i ri i jetës sime të cilin vërtetë dua t’a bëj. Nëse ke një ëndërr ose dicka që vërtetë dëshiron t’a bësh, duhet të provosh veten”, tha Bolt
Ai bëri të ditur se për shkak të një lëndimi, kjo nuk do të realizohet menjëherë. Bolt pritet të fillojë stërvitjet pas dy javësh dhe të përgatitet para se ti fillojë stërvitjet me Borussia Dortmund.
“Ata thanë që ftesa është gjithmonë e hapur, tani duhet të kaloj lëndimin dhe të kthehem në formë. Pastaj do t’a provoj, të i nënshtrohem testve dhe të shoh në çfarë niveli jam”, theksoi ai.
“Thjesht dëshiroj ta shoh a mund të jem vërtetë një ndër më të mirët, do të përpiqem maksimalisht”, u shpreh Usain Bolt.