Usain Bolt, pasi doli nga skena në botën e atletikës me rastin e Botërorit në Londër, dëshiron të riciklohet tashmë në botën e futbollit, pasioni i tij i dytë sportiv, pas garave. Në një intervistë të dhënë për “FIFA.com”, Bolt rrëfen se ka marrë më shumë se një ofertë. “Do të më pëlqente të luaja futboll tani që e mbylla me atletikën. Kam folur disa herë dhe shumë klube janë ofruar”, rrëfen legjenda e atletikës.
“Fatkeqësisht kam vuajtur një dëmtim të rëndë në muajin gusht dhe që nga atëherë nuk jam stërvitur, por shpresoj që të mund të luaj ndonjë ndeshje në vitin 2018. Kur jam në Xhamajka, gjatë dimrit luaj shumë futboll, dhe kjo gjë nuk i pëlqente trajnerit tim, por fatmirësisht nuk jam dëmtuar asnjë herë në gjëndje që të më ndikonin në stërvitjen time për garat e atletikës”, sqaroi Bolt, i cili ka publikuar edhe formacionin më të mirë sipas tij, bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë sezonit të kaluar.
Ronaldo, Messi dhe Neymar në sulm, Buffon në portë, Sergio Ramos dhe Bonucci në qendër të mbrojtjes, me Marcelo dhe Dani Alves nga krahët, ndërsa në mesfushë preferon Pogba, Kanté dhe Coutinho”.