Brazili, 26 gusht – Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro sot deklaroi se marrëveshja e G7 për luftë kundër zjarreve në Amazona këtë rajon e trajton si koloni.
Presidenti francez Emanuel Makron gjatë ditës së sotme publikoi se G7 ka rënë dakord të ndajë 20 milionë dollarë për luftë kundër zjarreve, si dhe për nismën afatgjate për mbrojtjen e xhunglës, transmetuan mediat amerikane.
Makron sot mes tjerash e akuzoi Bolsonaron për zjarret në Amazona dhe përsëriti se gënjen në lidhje me ndryshimin e politikës së tij ndaj ndryshimeve klimatike dhe prerjes së pyllit.
Bolsonari pastaj tha se sulmet qesharake dhe të panevojshme të Makronin për Amazonën janë të papranueshme dhe e akuzoi se rajonin e trajton “sikur të jemi koloni”.