Brazil, 3 korrik – Presidenti brazilian, Zhair Bolsonaro i vendosi veto ligjit për mbajtjen e maskës në vendet publike dhe mbajtjen e detyrueshme në transportin publik.
Vetoja gjithashtu përfshin përdorimin e detyrueshëm të maskës në administratën publike, ndërtesat tregtare, industriale dhe fetare, si dhe në ambientet ku mblidhen shumë njerëz.
Institucionet nuk janë të detyruara të ofrojnë maska falas për punonjësit dhe klientët.
Kah fundi i qershorit, një gjykatës federal në Brazil e urdhëroi Bolsonaron të mbajë maskë për fytyrë në publik pasi një lider ekstrem i të djathtës refuzoi t’i zbatonte masat e kontrollit të koronavirusit në Brazil.
Kreu i shtetit rregullisht i shkel masat e distancës fizike në kryeqytet, shtrëngon duart dhe i përqafon mbështetësit në tubime, organizon zgara, shkon në fusha për qitje dhe shkon në restorante të ushqimit të shpejtë, dhe është vazhdimisht pa maskë”, transmeton Bgnes.
Që nga fillimi i epidemisë, në Brazil janë regjistruar 1.496.858 raste të Kovid-19 , nga të cilët 61.884 njerëz kanë vdekur.