Seria prej katër fitoreve të Interit është prishur sonte nga Bologna që ka nxjerr një barazim me zikaltërit. Simone Verdi ia dhuroi epërsinë vendasve dhe kjo epërsi zgjati deri në minutën e 77 kur Mauro Icardi realizoi nga penalltia për golin e barazimit. Me këtë barazim Interi ngjitet në pozitën e parë me 13 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.