Karakas, 6 gusht – Uashingtoni është kundër zgjedhjeve të reja në Venezuelë derisa presidenti Nikolas Maduro është në pushtet, pasi vendi i tij mund të manipulojë sistemin zgjedhor në favor të tij, ka deklaruar këshilltari amerikan për siguri kombëtare Xhon Bollton.
Duke folur para gazetarëve në Lima të Perusë ku sot mbahet samiti për Venezuelën, Bollton ka thënë se bisedimet mes Qeverisë së Maduros dhe opozitës që zhvillohen në Barbados “nuk janë serioze”, transmetojnë mediat.
Bollton ka shtuar se këto negociata vetëm i mundësojnë Maduros të blejë kohë.