Manchester City i shkaktoi një ndër humbjet më të thella në histori Schalke 04, duke e mundur në shifrat 7-0. Përtej rezultatin vëmendje të madhe kanë marrë të gjitha postimet e profilit zyrtar të klubit gjerman në Twitter.

Penalty to @ManCity…
(33') #MCIS04 0-0 pic.twitter.com/FmKEiLNRC5
— FC Schalke 04 (@s04_en) March 12, 2019
Gjithçka fillon me penalltinë e shënuar nga Aguero, të cilën e shoqërojnë me një foto-video dhe më pas me tekstin: “Përmbysja nuk duket se do ndodhë”. Më pas vjen goli i dytë dhe fillojnë të besojnë se me të vërtetë s’do ketë përmbysje e aq më pak pas pjesës së parë që përfundoi 3-0.
Yep…
(38') #MCIS04 2-0 pic.twitter.com/nbM6tnB3B2
— FC Schalke 04 (@s04_en) March 12, 2019
“Vetëm 4 gola na duhen në pjesën e dytë”, ishte postimi i radhës, por City shënon të katërtin dhe gjermanët shkruajnë: “Asgjë nuk e ndal këtë djalë sonte”. Kulmi arrin kur shifrat shkojnë 6-0 dhe postojnë një “Ju lutem, ndaloni”. Fundi: 7-0 dhe Schalke shkruan: “Më thoni se kjo është një ëndërr e keqe”.
Please?
(78') #MCIS04 6-0 pic.twitter.com/OO7MsJP7nZ
— FC Schalke 04 (@s04_en) March 12, 2019
Një ndeshje për t’u harruar në fushë, por në mediet sociale Schalke 04 e fitoi të gjithë vëmendjen e nevojshme.
Sign in to your account