Pas triumfit ndaj McGregor, Khabib Nurmagomedov ka fituar një famë të jashtëzakonshme dhe aktualisht është duke e shijuar në maksimum atë.Së fundmi ai ka marrë një ftesë për të parë nga afër përballjen e PSG-së ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.Boksieri i arteve të përziera marciale ishte ftuar nga presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, për ndeshjen e madhe.
Ai shkruan: Faleminderit shumë vëlla për ftesën që ma bëre. Ishe një ndeshje e mrekullueshme. Të pres në Dagestan”.
Duket se tani PSG-ja ka fituar një tifoz të ri, pasi deri tani të gjithë Khabibin e njihnim si tifoz të Juventusit.