Bokieri britanik, Scott Westgarth ka vdekur në moshën 31 vjeçare, pas luftës me Dec Spellman. Scott Westgarth të dielën mbrëma me vendim të gjyqtarëve ka fituar luftën ndaj boksierit britanik, Dec Spellman.
Pas meçit ai ka dhënë një intervistë për media, ndërsa më pas është sëmurë dhe dërguar në spital. Britaniku nuk ka arritur të mbijetonte, pasi sot në moshën 31 vjeçare ka vdekur në spitalin, Royal Hallamshire të Sheffield. Lajmi për vdekjen është konfirmuar nga promotori i tij, Stefy Bull. “Zoti e bekoftë Scott Westgarth”, ka shkruar Bull.