Shkup, 23 shtator – Në muajin tetor dhe nëntor do të mbahen dy evenimente të fuqishme në boks për të rinj, turniri “Vojvodzanska Zlatna Rukavica” në Subotic të Serbisë dhe Kampionati Evropian për të rinj në Budva të Malit të Zi. Ndryshe, Maqedoninë e Veriut në këto dy evenimente do ta përfaqësojë boksieri i KB Shkupi, Ardijan Azemi.
Këtë lajm në faqen e tij në Facebook e ka konfirmuar vetë trajner i KB Shkupi, Naser Haruni.
“Boksieri i talentuar i KB Shkupi, Ardijan Azemi do të merr pjesë në dy turnir të forta për të rinj. Aty do të marrin pjesë boksier të rinj nga e gjithë bota. Turniri do të mbahet në Subotic-Vojvodinë dhe tjetri për ne kryesor dhe me shumë me peshë, Kampionati Evropian për të rinj në Budva (Mali i zi)). Jam i bindur nuk do të ju zhgënjejmë”, shkoi Haruni, përcjellë gazeta Koha.mk.
(koha.mk)