Shumë rrallë për të mos thënë kurrë, ndodh që në boks kundërshtarët në ring të rrëzojnë njëri-tjetrin në dysheme në të njëjtën kohë. Një gjë të tillë e ka dhuruar meçi mes dy luftëtarëve të zot Jonathan Lecat nga Franca dhe Dorian Price nga Tailanda. Të dy boksierët në një moment të luftës, dhanë gjithçka nga vetja e për të bërë që të pranishmit të sallë të shohin një spektakël të vërtetë. E kush e fitoi këtë luftë në fund, është ai që u ngrit më parë nga dyshemeja.