Shkup, 15 korrik – Boki13 së bashku edhe me tre shokë për pak ka mundur të ikë nga shteti dhe i njejti është lokalizuar në qytetin e Gjevgjelisë dhe me një shpejtësi të madhe ka drejtuar makinën e tij Xhip drejtë kufirit ku edhe është ndaluar, transmeton KOHA.
Sipas burimeve të hetimit, Bok13 në makinë ka qenë bashkë me mikeshën e tij një prezantuese të njohur dhe një tjetër të punësuar në television. Boki13 sipas të njejtave burime ka kohë që është nën hetime dhe se në momentin që është ndaluar i kanë gjetur në veturë 5 mijë euro kash.