Shkup, 29 korrik – Bojan Jovanovski i dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja”, sot është dërguar në Klinikën e Shkupit, për shkak kontrolleve për një operacion të caktuar më herët, tha Esad Rahiq, drejtori i burgut të Shutkës.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”, ku sqaron se janë bërë disa kontrolle.
Përndryshe, Jovanovski akuzohet se ka shfrytëzuar ndikimin e tij televiziv tek një prokuror publik dhe ka marrë 1,5 milion euro rryshfet nga një biznesmen me qëllim që t’ia lehtësojë aktakuzën dhe të mos përfundojë në qelitë e burgut.