Shkup, 23 shtator – I dyshuari i parë për rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski – Boki 13, pasdite me automjet policor dhe shoqërim nga INP Burgu Shkup, ku e vuan dënimin me paraburgim, është marrë në pyetje në Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion.
Kjo është marrja e dytë në pyetje e Jovanovskit për rastin “Zhvatja”. Ai më 15 korrik të këtij viti është marrë në pyetje në Prokurori së bashku me të dyshuarin e dytë Zoran Mileski – Kiçeec. Pas marrjes disaorëshe në pyetje, Jovanovski është dërguar para Gjykatës, ku me kërkesë të Prokurorisë publike iu shqiptua masa paraburgim.
Gjatë periudhës së kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.
Ish shefja e PSP-së, Katica Janeva, e cila po ashtu gjendet në paraburgim si e dyshuara e tretë, nesër duhet të japë deklaratë. Në rastin “Zhvatja” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Të gjithë janë në paraburgim.