Shkup, 8 tetor – Bojan Jovanovski, sot pasdite është nxjerrë me mbajtëse dhe me automjet të ndihmës së shpejtë dhe me shoqërim të policisë u largua nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Avokati i tij, Sasho Dukovski deklaroi se Jovanovski është alivanosur dhe nuk ka qenë kontaktibil.
“Ndodhi një skenë e pakëndshme, ajo që po ndodhë në 40-5- ditët e fundit, përkatësisht prej kur është në paraburgim. Filloi të vjellë dhe u alivanos, nuk ishte kontaktibil. U thirr Ndihma e shpejtë dhe u dërgua për observim të mëtutjeshëm, nuk e di se në cilën klinikë, tek ‘8 Shtatori’ apo diku tjetër”, tha Llukovski. Theksoi se ka mendim nga Klinika për kirurgji torakale se është i domosdoshëm hospitalizimi për shkak të gjendjes së përgjithshme shëndetësore.
I pyetur nëse mendojnë të kërkojnë masë më të butë dhe zëvendësim të paraburgimit, tha se tani nuk mund të flasë për atë, por se një gjë është e drejta dhe drejtësia, një gjë tjetër është e drejta për jetë. Bojan Jovanovski i cili si i dyshuar i parë sot duhej të jepte deklaratë për rastin “Reket”, sot rreth mesditës, me shoqërim policor u dërgua në Prokurori nga INP Burgu-Shkup, ku vuan masën e paraburgimit.
Rreth njëzet minuta pas ardhjes së Jovanovskit, në prokurori ka arritur ekipi mjekësor. Përveç Jovanovskit, në rastin “Reket” të dyshuar janë edhe Zoran Milevski-Kiçeec dhe ish-prokurorja speciale, Katica Janeva.