Njëri prej futbollistëve më të mirë të Feronikelit, Besmir Bojku, është testuar të mërkurën për koronavirus dhe ka dalë negativ. Lajmin për Sportin në KTV, përcjellë gazeta Koha, e ka bërë të ditur Bojku, që sot (e enjte) pritet t’i bashkohet skuadrës në përgatitje për rifillim të sezonit.
“E kam bërë testin të mërkurën në Shkup dhe kam dalë negativ. Sot do t’u bashkohem lojtarëve tjerë të ekipit në stërvitje. Shpresoj që ky sezon të përfundojë në mënyrën më të mirë e pa ndonjë problem. Dua ta ndihmoj Niklin në objektivat që i kemi, në Kupën e Kosovës po ashtu”, deklaroi Bojku.
Bojku në kohën e pandemisë ka qenë në Strugë të Maqedonisë së Veriut dhe ka ushtruar individualisht.