Shkup, 3 gusht – Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me Feronikelin. Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me Shkëndijën, duke zgjatur bashkëpunimin (huazimin) më numrin 20 edhe për sezonin e ri. Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë. Ai ka zhvilluar 40 ndeshje me fanellën e Feronikelit, duke shënuar 5 gola. “Jam i lumtur qe do të jem pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm. Së pari dua të falënderoj, presidentin, drejtorin dhe trajnerin për besimin qe patën tek unë. Për objektivat e klubit nuk duhet të flasësh shumë pasi dihet Feronikeli synon majat e futbollit vendor”, deklaroi Bojku, pas arritjes së marrëveshjes për faqen e klubit.