Shkup, 12 shtator – Boki 13 sot sërish është dërguar në klinikat e Shkupit, pasi është ankuar se ja dhimbje në burgun hetues të Shutkës.
Prej atje thonë se Bojan Jovanovski është dërguar në klinikë për kontrolle të mëtutjeshme pas një ekzaminimi që i bërë më herët.
Që kur është mbajtur në arrest Jovanovski disa herë është dërguar për kontroll në klinikat e Shkupit, duke u ankuar për dhimbje si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjike që ka patur më herët.
Bojan Jovanovski është i dyshuar në çështjen “Zhvatja”, së bashku me Zoran Milevski Kiçeec dhe Prokuroren Publike Speciale Katica Janeva.