Shkup, 3 shkurt – Gjykata e apelit e refuzoi si të pabazë ankesën e Bojan Jovanovskit, i akuzuar në rastin “Reket” dhe e konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me të cilin mbetet në paraburgim.
“Gjykata e apelit pas seancës së mbajtur publike, mori vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit B.J. e deklaruar përmes avokatit të tij, e refuzoi si të pabazë, ndërsa vendimin e shkallës së parë, me të cilin i vazhdohet masa e paraburgimit, kundër të akuzuarit, e konfirmoi”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Vendimi i miratuar në mënyrë të tillë, informojnë nga Gjykata e Apelit, do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afatin e përcaktuar me Ligjin për menaxhimin me lëvizjen e lëndëve në gjykata.
Në seancë publike në Gjykatën e Apelit, të mbajtur më 22 janar, avokati i Bojan Jovanovskit, tha se i akuzuari do të jetë në paraburgim gjashtë muaj, ndërsa është dërguar në kontroll 60 herë, që e shndërron masën e paraburgimit në dënim.
Avokati potencoi edhe raport të ri mjekësor prej 14 janarit 2020 nga një subspecialist, ku kirurgu abdomenal propozon operacion menjëherë dhe i akuzuari të vendoset në regjim të ashpër higjienik-dietal. (koha.mk)