Shkup, 2 dhjetor – I akuzuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski është lëshuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori” dhe është kthyer në INP Burgu-Shkup ku po vuan masën e paraburgimit.
Jovanovski ishte hospitalizuar javën e kaluar për shkak të kontrolleve me udhëzim të dhënë nga mjeku i ordinancës së INP Shuto Orizarë.
Në ndërkohë,Gjykata e Apelit sot duhet të vendos se a do të mbetet ai edhe më tutje në paraburgim. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që të lëshohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Dy të akuzuarit e tjerë për rastin “Reket”, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec janë në arrest shtëpiak.
Gjykimi për rastin “Reket” duhet të fillojë nesër në Gjykatën Penale në Shkup.