Beograd, 27 tetor – Eurodeputeti slloven, Franc Bogoviç deklaroi se masat e reja për vendet të cilat kanë regjim udhëtimi pa viza me Bashkimin Evropian nuk janë kahëzuar kundër vendeve ballkanike dhe nuk do ta frenojnë zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit.
Sipas programit ETIAS, i cili hyn në fuqi në vitin 2020, shtetasit e vendeve, të cilët kanë marrëveshje për regjim pa viza me BE-në, do të duhet të plotësojnë formular për hyrje dhe të paguajnë taksë.
“Kjo është masë e sigurisë e cila nuk ka kurrfarë lidhje me zgjerimin, por ka për qëllim që shërbimet e sigurisë të BE-së të dinë kush ka hyrë, e kush ka dalë nga Unioni dhe të mundet më lehtë të parandalohen aktet kriminale dhe terroriste”, deklaroi Bogoviç për Tanjug-un.