Shkup, 14 janar – Reformatori, Petar Bogojeski, i cili kohë më parë e udhtronte funksionin e zv/sekretarit gjeneral të VMRO-DPMNE-së, deri sa nuk u ka shkarkua nga detyra nga udhëheqësia partiake, pas ndryshimeve kushtetuese thotë se asgjë nuk është e humbur.
“Nuk ka se çfarë të festohet. Thjesht është bërë një lëshim i madh historik, në interes të një të ardhme më të mirë. Tani është më rëndësi që të mobilizohen të gjitha kapcitetet e shtetit, që shpresat të shëndrrohen në vepra”, ka thënë për “Fokus”, Bogojeski, transmeton Koha.
Ai thotë se në 10 vitet e ardhshme, Republikën e Maqedonisë e pret një punë e rëndë.
“Le të kalojë me sukses kjo periudh, që Maqedonia të marrë vendin e merituar me fqinjët e saj, veçanërisht me Greqinë. Më pas, historia përsëri do të sjell mundësi të reja për përmirësimin e gabimeve historike. Ëndërra jonë për Maqedoninë e bashkuar do të jetë realitet në Evropën e bashkuar”, thekson Bogojeski. (Koha.mk)