Pavle Bogoevski, deputeti i koalicionit të LSDM-së, “bombën” e fundit ku dëgjohej zëri, se si gjoja bën porosinë e lëndës narkotike kokainë, e ka denoncuar në stacionin policor në Qendër. Para repartit për Luftimin e trafikimit dhe tregtisë së paligjshme, deputeti Bogoevski e ka denoncuar postimin në një rrjet social rus, shkruan KOHA. Pas daljes nga stacioni i policisë, ai ka konfirmuar se bëhet fjalë për zërin e tij, por jo se ka blerë “kokainë”, gjegjësisht porosia e bërë në atë rast ka qenë për vaj kanabisi. Mes tjerash ai në polici ka thënë se ky xhirim buron nga vetë taksisti që e ka transportuar, por se nuk e kujton identitetin e tij.
Ndryshe, deputeti Pavle Bogoevski, ka thënë se është i gatshëm të futet në test të drogës, nëse hetimet policore e kërkojnë një gjë të tillë. Publikimin e kësaj video në këtë periudha e ka lidhur me faktin se ai është kryetar i Komisioni parlamentar për çështje të mandateve të deputetëve dhe se në ditët në vijim pritet të caktohet mbledhje për marrjen e mandatit, deputeti në arrati Nikolla Gruevski. (koha.mk)