Shkup, 22 qershor – Pa përgjegjësi të funksionarëve më të lartë, vepra “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka kuptim, vlerësoi sot Sllobodan Bogoevski, kryetar nderi i Komitetit për mbrojtje të të drejtave.
“Që të ekzistojë vepra ‘rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë’ çdoherë duhet të ketë qëllime politike. Nëse nuk ulen në bankën e të akuzuarve presidenti Gjorge Ivanov, ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski atëherë kjo vepër nuk do të ketë kuptim dhe rëndësi. është e pakontestueshme se personat e akuzuar e kanë shkelur ligjin dhe e kanë kryer veprën, por nëse mbetemi pa përgjigje se kush e ka organizuar dhe porositur hyrjen në Parlament, atëherë do t’i humbet kuptimi procedurës”, deklaroi Bogoevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të Konferencës “Reforma në sektorin e sigurisë, sundimi i së drejtës dhe mekanizmi për qasje drejt drejtësisë”.
Gjykata penale sot kumtoi se është pranuar aktpadia e parashtruar nga Prokurorisë publike për ngjarjet në Kuvendin e RM-së të 27 prillit të vitit të kaluar.
Nga Gjykata konfirmuan se do të caktohet termin për debat kryesor pasi që të formohet lëndë penale pas aktpadisë dhe në pajtim me sistemin AKMIS të shpërndarë në procedurë të mëtutjeshme.
Prokuroria publike e RM-së më 27 mars të këtij viti parashtroi aktpadi kundër 30 personave lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rerzikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njejtë penale.