(VIDEO) Bogdanioviq: Nuk e pranojë pavarësinë e Kosovës, e respektoj Kushtetutën e Serbisë

544

Qëndrimi im personal për Kosovën është se ajo është pjesë e Serbisë, unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin e mbrëmshëm “Në Qendër”, që drejtohet nga gazetari Vasko Evtov. Ai ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

“ Unë personalisht kam qëndrimin tim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë… ( Ju nuk e pranoni pozicionin e Maqedonisë) Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”,  tha Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion. “Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….” tha Bogdanoviq, përcjell Koha.mk

Prezenca e tij në Graçanicë por edhe këngët e kënduara në dasmë, në opinion u cilësuan si provokim i pastër ndaj shqiptarëve.