Një video spektakolare aktualisht po qarkullon në internet nga një hangar avionësh në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare (ORD) në Çikago. Ajo tregon sesi gypat spërkatnin avionët e shumtë të kompanisë ajrore amerikane America Airlines.
E gjitha kjo ndodhi si pasojë e një alarmi të zjarrit dhe për këtë u aktivizua edhe sistemi kundër zjarrit. Sisteme të tilla janë krijuar për të shuar zjarret sa më shpejt dhe me efikasitet që të jetë e mundur.
Në rastin specifik, megjithatë, duket se nuk ishte një zjarr, por një gabim që ishte përgjegjës për lëshimin e sasisë së madhe të shkumës. Sipas linjës ajrore në fjalë, asnjë person nuk u lëndua në incident. Gjithashtu nuk ka pasur dëme. Sidoqoftë, pastrimi pas incidentit mund të ketë marrë ca kohë.