Shkup, 30 nëntor – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se gazifikimi është një nga prioritetet e Qeverisë dhe se pjesa e cila kalon nëpër Kumanovë, përmes Shtipit deri në Negotinë, Prilep dhe Manastir, tashmë është realizuar me mbi 90 për qind progres dhe realizim, ndërsa pjesa e autostradës nga Shkupi përmes Tetovës dhe Gostivarit tashmë është realizuar mbi 65 për qind. Paralelisht, theksoi ai, punohet në ndërlidhjen e projekteve me Kosovën dhe Greqinë.
“Shteti do të bëhet lojtar serioz lidhur me tregun e gazit, me çfarë do të furnizohet Kosova dhe në të ardhmen edhe Mali i Zi përmes nesh, përmes interkonektorit i cili vjen nga Greqia”, tha Boçvarski në emisionin 24 Analiza në TV 24.
Lidhur me gazifikimin e qyteteve, thotë Boçvarski, nuk ka nevojë opozita të parashtrojë amendamente për shpenzim të mjeteve buxhetore, sepse Qeveria tashmë është në proces të partneritetit privat publik me kompaninë dhe, sipas tij, tashmë ka dy kompani turke të interesuara për gazifikim në të gjitha qytetet pa shpenzim të mjeteve buxhetore. Ai paralajmëroi se partneri privat për gazifikim do të investojë 350 milionë.
Ai foli edhe për investimet kapitale. Qeveria, tha, me ribalancin 470 milionë euro drejtpërdrejt kahëzohen drejt qytetarëve që të rritet aktivitet ekonomik që të rritet aktiviteti ekonomik.
Prsim, tha Boçvarski, vitin e ardhshëm të mundemi të vazhdojmë me një rrjedhë normale. Edhe sivjet investimet kapitale kanë lëvizur pa ngecje të caktuar. E gjithë ajo që kishte një rrjedhë dhe zhvillim të mirë është realizuar dhe mbetën mjete që të realizohen ato projekte. Nuk kemi bërë shkurtim të projekteve ku ka pasur realizim të mirë dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm, tha Boçvarski.