Guillermo Barros Schelotto është një gjeni, ose një trajner me fat, pak rëndësi ka, por ajo që bëri mbrëmë Schelotto rezultoi vendimtare për fatet e sfidës Boca-Palmeiras dhe ndoshta për fatet e Kupës Libertadores. Boca fitoi 2-0 ndaj Palmeirasit në vajtjen e gjysmëfinaleve në Libertadores dhe dy golat e fitores u shënuan nga Dario Benedetto në minutat 83 e 88, në një kohë që sulmuesi ishte futur në minutën e 77-të, në vendin të sulmuesit tjetër Abila.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=GeKkM000Hzs
Boca, 5-herë fituese e trofeut më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, nuk shpallet kampione e kontinentit prej vitit 2007. Në La Bombonera të mërkurën në mbrëmje nuk ishte një ndeshje e bukur dhe rastet për shënim ishin me pikatore, pasi Palmeirasi i drejtuar nga Luiz Felipe Scolari luajti një ndeshje të shkëlqyer në aspektin mbrojtës, të paktën derisa u fut Benedetto, i cili ndryshoi gjithçka dhe e bën ndeshjen e kthimit javën e ardhshme shumë më të thjeshtë për Boca-n, edhe pse nuk ka mbaruar ende. Palmeiras duhet të fitojë patjetër me të paktën 2 gola diferencë për të kapur finalen, mision tepër i ndërlikuar, në një kohë që klubi tjetër brazilian në gjysmëfinale, Gremio, bëri shumë më mirë në Argjentinë, sepse fitoi 1-0 ndaj River Plate të martën.