Bobo Vieri dhe Kostanca Karaçiolo dalin hapur: pas thashethemeve që “pushtuan” verën e kaluar, bukuroshja ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një fotografi me bomberin. Është zyrtare: flirtimet që zgjatën disa muaj janë kthyer në një histori të vërtetë dashurie. Në fotografi të dy, shumë të qeshur, janë përqafuar në një klub. Dhe fansat duken shumë të lumtur për ta: komentet kanë qenë të mbushura me komplimente dhe urime.